Pas divorcit nga bashkëshorti, Eneda Tarifa ka pranuar se në zemrën e saj është dikush dhe ajo është vetëm e bija, Aria. 

“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa në emisionin “Soiree”.

“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë”, e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.

“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, ka shtuar Eneda.