DURRËS, 22 shtator 2014 – Pas fotove të cilat bënë xhiron e botës ku djali i Fullanit fshinte djersët me euro, këtë xhest e ka kryer edhe aktori i humorit Julian Deda.
Ironia e tij përcillet me anë të një statusi bashkangjitur fotos në rrjetin social Facebook ku shkruan: "Na arrestoni po deshët..!".
Kjo gjë ka shkaktuar mjaft të qeshura tek komentuesit, të cilët nuk kanë nguruar edhe të përcjellin mendimin e tyre.





