Pas reagimit të shpejtë të policisë dhe efektivëve të zjarrfikëses për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë automjetin tip Jaguar pasditen e sotme në Durrës ka reaguar edhe prefekti i qarkut të Durrësit, Emiljano Jani.
“Desha të shpreh falenderimet për patrullën e policisë në masat që mori në incidentin e zjarrit që përfshiu makinën në rrugën Egnatia, lagjja nr.4. Veprimet e shpejta në largimet e makinave të tjera si dhe në njoftimin e zjarrfikësve bëri të mundur që e demtuar nga kjo ngjarje të jetë vetëm makina që mori flakë.
Imazhi i policisë në këtë rast është ai që duam ne të gjithë” tha prefekti Emiljan Jani për DurrësLajm.





