Pas dorëheqjes së trajnerit Edi Martini, ekipi i Teutës ka një trajner të ri.
Drejtori teknik Renato Arapi ka marrë drejtimin e ekipit të djemve të detit, pas një eksperience të gjatë si lojtar në rradhët e Teutës.
Në faqen zyrtare në rrjete sociale të ekipit shkruhet se “Renato Arapi gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.”
Objektivi i ekipit mbetet fitimi i titullit kampion, ashtu si edhe në sezonin e kaluar, por humbja e shumë pikëve në ndeshjet e fundit e bën më të largët përsëritjen e të njëjtës arritje historike.
“Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë.” – shkruan klubi “Teuta”.
Renato Arapi do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës ditën e hënë.
Postimi i klubit:
Klubi i Futbollit Teuta emëron në krye të pankinës blu ish kapitenin legjendar Renato Arapi. I shpallur 1 herë kampion i Superligës Shqiptare, 1 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 1 herë fitues i Superkupës me Ekipin e Teutës, Arapi ka shkruar një pjesë të historisë së bluve. Renato Arapi ka qenë së fundi në krye të Teutes në rolin e drejtorit teknik dhe gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës ditën e hënë.