Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ndodhet në Kryeministri për takimin zyrtar me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Numri 1 i futbollit europian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.

Ceferin fillimisht ka drekuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, ku është diskutuar edhe për problemet e shfaqura së fundmi lidhur me procesin zgjedhor brenda FSHF-së.