25 maj 2015 – Ndizet edhe Kavaja. Një shatërvan me drita është aktivizuar në qendër të qytetit, aty ku deri një vit më parë ndodhej monumenti i njohur si “Dy gishtat”. Vendin e objektit që njihej si monumenti i demokracisë, e ka zënë shatërvani. Pas Durrësit ka qenë Kavaja që përuroi këtë investim dhe të pagëzuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Si në rastin e Durrësit, edhe në Kavajë, kryeministri Rama ka qenë entuziast, duke thënë se Rilindja urbane e zgjoi Kavajën nga përgjumja.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





