Zbulohen të tjera detaje për dentisten 38-vjeçare Olesia Duka, e arrestuar për mashtrim me shuma të mëdha.

Pas denoncimit për mashtrim të biznesmenit nga Durrësi të cilit i mori shumën prej 900 mijë eurosh dhe publikimit të rastit, në Policinë e Tiranës ka pasur një bum denoncimesh për të njëjtin rast shkruan BalkanWeb.

Deri të hënën pranë krimit ekonomik të policisë së Tiranës kanë shkuar 5 persona, të cilët kanë denoncuar se janë mashtruar me po të njëjtën mënyrë nga dentistja.

Vetëm 1 muaj më parë dentistja O.D i ka marrë një biznesmeni me iniciale R.Zh nga Tirana 30 mijë euro.