Rikthehen pas dy muajsh ndërprerjeje, lundrimet me traget për kamionet, drejt portit të Ankonës nga porti i Durrësit.
Lundrimi i parë do të jetë këtë të premte datë 8 maj nga Ankona drejt Durrësit, ndërsa të dielën më 10 maj linja e Ankonës do të niset edhe nga Durrësi.
Nisjet përgjatë ditëve të javës do të jenë si më poshtë:
Durrës – Ankona // E enjte dhe e diel
Ancona – Durrës // E mërkurë dhe e premte
Më poshtë, “DurrësLajm” publikon dhe kalendarin e udhëtimeve të muajit maj 2020, për nisjet Ankona-Durrës dhe Durrës-Ankona.
Pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë në fillim të marsit, porti i Durrësit ndërpreu lundrimet drejt Ankonës, ndërsa drejt Barit lëvizja ka vijuar rregullisht pa asnjë ditë ndërprerje.