Pritej një emër “big” në krye të stolit të Newcastle, duke qenë se klubi me shumë histori në futbollin anglez tashmë ka kaluar në pronësinë e arabëve. Dhe, në fakt, presidenca u mundua të bënte marrëveshje me shumë profesorë të trajningut, megjithatë në fund dështoi të bindte secilin prej tyre. Dy të fundit ishin Paulo Fonseka, ishi i Romës, ndërsa tjetri ishte Unai Emery me spanjollin që preferoi t’i qëndronte besnik Villarealit.

Kështu, në urgjencë për të zgjedhur një trajner teksa situata me ekipin është e komplikuar duke qenë se “qymyrxhinjtë” renditen në vendin e 18 të Premier League me vetëm katër pikë të grumbulluara në 10 javë të luajtura, pronarët e rinj kanë vendosur të kontraktojnë Eddie Howe.Ky i fundit, 43-vjeçar, nuk ka një CV të pasur teksa ka drejtuar për tetë vite Bornemouth dhe është i papunë prej gushtit të 2020-tës. Me Newcastle, Howe ka firmosur deri në vitin 2024 ndërsa tashmë ka një mision të vështirë për të rikthyer ekpin në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.