30 korrik 2015 – Pas gati dy vitesh në arrati, policia vuri në pranga ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit të Punës Spiro Ksera.
Kleves Bitro u arrestua në Tiranë pranë maternitetit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve gjatë kohës që ka qenë shef kabineti në Ministrinë e drejtuar nga të djathtët.
Bitro ishte shpallur në kërkim prej vitit 2013.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/