Kristen Stewart dhe Dylan Meyer janë fejuar zyrtarisht! Këtë e zbuloi vetë aktorja e ‘Spencer’ në emisionin Howard Stern të SiriusXM këtë mëngjes, raporton Elle.

“Ne po martohemi, do ta bëjmë këtë” tha Stewart. “Doja të më propozonin, kështu që mendoj se kam treguar shumë qartë atë që doja dhe ajo e gjeti. Ne po martohemi, po ndodh”, shtoi ajo.

Stewart foli fillimisht për dëshirën për t’u martuar me Meyer në një intervistë të nëntorit të vitit 2019 me Howard Stern, vetëm disa muaj pasi ato filluan të dilnin.  Aktorja tregoi se ajo i tha fillimisht “Të dua” Meyer-it vetëm dy javë pas takimit, në një bar, një prej netëve kur kishin dalë me miqtë.

Stewart shtoi për lidhjen e tyre, “Ne jemi shumë të ngjashme, por të ndryshme. Ajo është një shkrimtare; ajo është e shkëlqyer.”

“Mendoj se gjërat e mira ndodhin shpejt”,- tha Stewart referuar propozimit të shumëpritur.