Tiranë, 10 shtator 2014 – Nje dite me pare “Dyrrah” beri publik faktin se kryeministri Rama, ne viziten e tij ne Kine, kishte shkuar duke perdorur nje avion privat, te vene ne dispozicion nga nje kompani kineze (shih linkun – http://www.durreslajm.com/politike/p%C3%ABr-ram%C3%ABn-ofrohet-thuajse-gjith%C3%A7ka-falas-edhe-avioni-p%C3%ABr-n%C3%AB-kin%C3%AB).
Nje dite me vone, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaroi se Edi Rama është përfshirë në një skandal korruptiv duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat. Në fjalën e tij Paloka tha se fluturimi i shtrenjë është një abuzim me fondet publike, nëse është paguar nga taksat e shtetit, ndërsa shtoi se është një kompromentim i pastër, nëse është ofruar nga dikush, që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës.
“Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të çdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit. Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapardisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat dhe kërkesat e vendit dhe të qytetarëve. Bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat. Mijëra vende pune po shkurtohen çdo ditë. Çmimet po rriten çdo ditë. Varfëria dhe pamundësia po godasin tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Paloka.
Sipas tij, me dasmat, festat, udhëtimet dhe luksin ku janë zhytur, Rama me të tijtë po dëshmojnë se nuk përfaqësojnë më asnjë qytetar të vendit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





