Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Youssef Balla, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy në luftën e kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit.
Balla në një postim në rrjetet sociale, thekson se ky takim vjen pas një akti konkret bashkëpunimi të autoriteteve të Marokut, të cilët lehtësuan ekstradimin e një personi që akuzohet se ka vrarë biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.
Postimi i plotë i ministrit Balla:
Mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit.
Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”.
Ambasadori i Marokut Youssef Balla në Shqipërinë, me vendqëndrim në Romë, po zhvillon një tur takimesh me drejtuesit më të lartë shtetërorë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.