Parada e koncerteve të këngëtarëve me origjinë shqiptare që janë bërë të famshëm në botë, nuk di të përfundojë.
Pas Ermal Metës dhe Rita Orës një tjetër emër i njohur do të ndezë Tiranën. Bëhet fjalë për këngëtaren Eleni Foureira, e cila u rendit e dyta në edicionin e këtij viti në Eurosong.
Ajo ka publikuar në Instagram data e koncerteve të turit të saj, ku me 25 korrik përfshihet edhe Tirana. Pritet që Eleni ta ndezi vërtetë skenën me performancat e saj elektrizuese.





