Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e kandidatit të Kavajës, simpatizantë dhe përkrahës të PD në Kavajë kanë nisur festën, pasi e cilësojnë vendimin si fitore.

Atyre u është kërkuar që festa të vijojë në çadrën e ngritur para godinës së Kryeministrisë dhe jane nisur drejt Tiranës, siç pohohet nga deklaratat e tyre dhënë për DurrësLajm.

Gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha kishte planifikuar një takim me strukturat në Kavajë, por pas tërheqjes së kandidatit të PS, Basha do mbajë një fjalim në çadër.

K.H.