Pas Fiori Dardhës edhe moderatorja tjetër e emisionit investigativ “Boom”, Rozana Radi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ka qenë vetë Rozana e cila ka bërë me dije përmes një postimi në Isntagram se i është nënshtruar dy testeve për Covid.

Artistja ka ndarë me ndjekësit fotot e rezultatit të përgjigjes ku shihet se në testin e parë rezultuar negativ, ndërsa në të dytin pozitive.

“Pas nje rezultati Negativ riperserita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshem duke u konsultuar me mjekun e familjes. Per momentin jam ne gjendje te qendrueshme shpresojme te shkoj gjithcka mire!”- shkruana Rozana.