Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi është vënë sërish në qendër të vëmendjes së portaleve. Ai do të mbahet mend për gafën e tij gjatë fushatës elektorale, ku në vend të thoshte fitore plebishitare, tha fitore “publiçitare”.
Por kësaj radhe ai ka bërë një tjetër gafë në një postim në faqen zyrtare në “Facebook” të Bashkisë së Tepelenës.
Në statusin e tij është shkruar "përpallon" në vend të fjalës përballon.