Një kompani britanike udhëtimesh raportohet se po ofron qytetareve me pushime në SHBA shansin për të rezervuar sa më parë fluturimin e kthimit pas rezultatit te papritur te zgjedhjeve .
Rrjeti vendas DailyStar shkruan se pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale agjencia turistike ‘On the Beach’, që punon me atraksionet e New York e Las Vegas, po u ofron britanikëve “të shpëtojnë nga Amerika e Trump”, duke u kthyer në vendin e tyre. Njoftimi perfshinte nje doze te konsiderueshme humori komercial.
Drejtuesja e kujdesit ndaj klientit Zoe Harris, tha: “Trump ka marrë fitoren në zgjedhjet e SHBA dhe shprehja e tij ‘ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe’ nuk është për çështjen e pushimeve. Prandaj ata që ndjehen se duhet të largohen nga vendi me këtë rast, ne po u japim shansin të marrin fluturimin për në shtëpi menjëherë”.
Agjencia ‘On the Beach’ thotë se oferta e saj përmban brenda humor dhe gjithashtu reklamë, teksa fluturimet janë me çmim të reduktuar në vetëm 600 paundë.
Ata shtonin se oferta e tyre e fluturimeve nga Anglia në SHBA dhe kthim pas pesë ditë qëndrimi, kushtonte 600 paundë për shumë destiancine si Orlando, New York, aeroporti John F Kennedy, dhe Las Vegas, e cila zgjaste deri më janar 2025, shkruan Daily Star.