Pas një fundjave e cila ishte me mot të qetë, me erë të pastër dhe të ngrohtë pranverore, Greqia po përjeton një situatë aspak të mirë sa i takon kushteve atmosferike.
Temperaturat kanë zbritur deri në 10 gradë celcius. Erërat e fuqishme janë ndjerë kudo, edhe në Athinë.
Shërbimi i motit të Observatorit Kombëtar të martën në mëngjes paralajmëroi për stuhitë dhe erërat e forta që ndikonin në pjesën më të madhe të vendit, nga perëndimi dhe veriu deri në pjesën lindore të Egjeut, me dëborë në pjesët më "të larta".
Dëborë ka rënë edhe në Atika, ku temperaturat gjatë të martës kanë rënë në 7 gradë.
Një natë e ftohtë mbajti edhe në Selanik, ku gjatë natës erërat kanë qenë të ftohta.