Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Në kërkesën drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në disa QV dhe rinumërim të votave në të gjithë qarkun e Beratit.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat në Berat, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 5 mandate.





