8dhjetor 2015 – Këshilltari i PD-­së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar për gjobën e vendosur nga ky institucion ndaj Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara nga protesta. Sipas Veliajt, Basha duhet të paguajë 163 milionë lekë për të gjitha pasojat.

“Erjon Veliaj na paska vene gjobe ne te PD për djegien e bunkerit te rilindjes se komunizmit. Eri, protestën e sotme qe dogji simbolin e komunizmit kuptoje si paralajmërim te qytetareve te Tiranës dhe Shqipërisë.

Pas djegies se simboleve, nqs s’ka reflektim, flaka e zemëratës popullore do te arrije te ngritësit e simboleve, te ty dhe tek mentorët e tu qe po doni te na riktheni totalitarizmin ne çdo aspekt te jetës, 25 vite pas rrëzimit te atij sistemi mizor”, thotë Topollaj.

/portali DurrësLajm/