Mbrojtësi i Tottenham, Eric Dier është afër përfundimit të një transferimi te Bayern Munich për një tarifë prej 4 milionë euro.

Dier, 29 vjeç, është fotografuar në Gjermani përpara se të bënte teste mjekësore me kampionët gjermanë.

Reprezentuesi anglez ka qenë jashtë formacionit nën drejtimin e trajnerit të Spurs, Ange Postecoglou, duke bërë katër paraqitje në Premier League këtë sezon.

Spurs do të përfundojnë nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Genoas, Radu Dragusin për rreth 25 milionë sterlina dhe anglezi vendosi të largohet nga ekipi në janar.

Dier i bashkohet ish-bashkëlojtarit të Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Kane, te 32 herë kampionët e Bundesligës.

Golashënuesi rekord i Spurs u transferua në klub për një marrëveshje me vlerë fillestare 86.4 milion sterlina në gusht dhe ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje.