Një tjetër dorëheqje është bërë e ditur sot pas asaj të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Dael Dervishi, përfaqësues i LSI-së, ka dhënë dorëheqjen.

Dervishi mësohet se e ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Burimet thanë se ai do të shkojë në SHBA, për të ndjekur një program shkencor.