Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11-katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ai akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar. Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së. Dako i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. Seanca pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.