Mesfushori shqiptar i Peskarës, Ledian Memushaj, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 25-të të ndeshjes së fundjavës, ku ekipi i tij u mposht në transfertë 2-0 përballë Kievos. Kartoni i marrë për shkak proteste ndaj gjyqtarit të takimit i ka kushtuar kapitenit të Peskarës një gjobë prej 1500 eurosh nga Gjykatësi Sportiv.
Në vendimet e marra këtë javë nga organi i disiplinës së futbollit italian sqarohet se Memushaj ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë për shkak proteste ndaj arbitrit dhe gjoba rëndohet për shkak të statusit të tij si kapiten skuadre.