Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit tronditi të gjithë njerëzit pak ditë më parë.
Ilda ishte vetëm 48 vjeç dhe mes këtyre ditëve të trishta një lajm të bukur ka dhënë vajza e saj Ana Lika. Ajo është bërë teze.
“Mes këtyre ditëve kaq të trishtta për ne, Zoti na riktheu buzëqeshjen me ty drita jonë e vogël. Mirë se erdhe në jetë Zeina, tezja të do shumë”.