Teksa punimet në kuadër të projektit “Veliera” janë në zhvillim e sipër, në rrugën “Taulantia” në Durrës është bërë provizorisht vijëzimi me ngjyrë të verdhë.
Vijëzimi ndihmon në mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në këtë rrugë, e cila nga pjesa e dy kullave deri në afërsi të bar “Continental”-it është zgjeruar.
Megjithëse kjo duhet të kishte ndodhur që para fluksit të sezonit turistik, ku në Durrës numri i popullsisë gati dyfishohet dhe trafiku i makinave rëndohet tej mase, pritet që kjo të rregullojë lëvizjen e mjeteve deri në përfundimin e plotë të saj.
Përgjatë kësaj rruge ku punimet vijojnë ende, që në fillim të muajit gusht që përkon edhe me ardhjen e emigrantëve në vend, trafiku në orët e mbrëmjes ishte super i rënduar, situatë kjo që menaxhohej nga prania e uniformave blu.





