Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi mëngjesin e sotëm për kontigjentë kriminalë që lëviznin me makina të blinduara e që hynin me kallash brenda qendrave të votimit në Shijak. Pas këtyre denoncimeve ambasadori i SHBA në vendin tonë ka vendosur ta ndjekë gjendjen nga terreni.

Donald Lu është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin, për të parë ecurinë e tij pas incidenteve të mëngjesit të sotëm