Ambasada shqiptare në Athinë është hapur ditën e sotme pas dezinfektimit dhe marrjen e masave shtesë për përhapjen e Covid-19.
Ambasada njofton përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook se shërbimet po kryhen rregullisht.
POSTIMI I PLOTË
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Shërbimet në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë po kryhen rregullisht. Qytetarët të cilët kanë sot datën e takimit për pasaportë ose ata që dëshirojnë të marrin shërbime të tjera konsullore mund të paraqiten në sportele. Gjithashtu qytetarët tanë të cilët humbën takimin e djeshëm për shkak të situatës së krijuar, kanë mundësinë të paraqiten ditën e sotme normalisht.
Faleminderit.





