Ditën e sotme Lore u zgjua me mendimin se kishte dëshirë që të bëhej lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Madje këtë dëshirë ajo ua tha edhe disa banorëve të tjerë, duke shtuar se nuk po i detyron që t’a votojnë, por t’a kenë parasysh.

E mesa duket Lore ka arritur që të bëhet liderja e radhës e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë para saj ishte Juela lidere dhe banorët u duk se u zhgënjyen nga mënyra se si ajo menaxhoi gjërat.


I pari që është mërzitur është Juxhini, pasi ai i kishte premtuar se do e ndihmonte të bëhej lider, nëse ajo mbante fjalën që do e dërgonte në akuarium, ku ishin të izoluar Brikena, Stelina, Mateo, Greta, Kristi dhe Miri.

Juela kishte të drejtën që të dërgonte një banor në akuarium, dhe zgjedhja e saj ishte Mali. Kjo lëvizje e saj nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Screenshot