Është njoftuar zyrtarisht rikthimi i Justin Bieber në skenën e çmimeve Grammy, të cilat do të mbahen të dielën, më 1 shkurt, me Trevor Noah si prezantues të mbrëmjes.
Këngëtari, i cili u shfaq për herë të fundit në këtë event në vitin 2022 duke interpretuar këngën “Peaches” së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar, do të performojë sërish pas publikimit të albumit të tij të ri me titull “Swag”. Paralelisht, Bieber është në garë për katër çmime në ceremoninë e sivjetme.
Ai është nominuar për Albumin e Vitit dhe Albumin më të Mirë Pop Vocal për “Swag”, për Interpretimin më të Mirë Pop Solo me këngën “Daisies”, si dhe për Interpretimin më të Mirë R&B me këngën “Yukon”.
Në total, Justin Bieber numëron 23 nominime për çmimet Grammy dhe ka fituar dy trofe gjatë karrierës së tij.
I pari erdhi në vitin 2016 për Regjistrimin më të Mirë të Muzikës Dance me këngën “Where Are Ü Now”, ndërsa i dyti në vitin 2021 për Interpretimin më të Mirë Country nga Duo ose Grup me këngën “10,000 Hours”.





