Këngëtari Ylli Limani, i njohur për baladat më prekëse të muzikës shqiptare duket se përmes projekteve të tija, rrëfen problemet e zemrës.
Në një intervistë për Klan Kosova, këngëtari ka treguar se edhe pse tekstet e këngëve mund t’ia realizojnë të tjerët, ai iu tregon shqetësimet e dashurisë dhe ata e kthejnë në këngë historinë e tij.
"E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst",-ka rrëfyer Ylli.





