Në fillim të muajit shkurt vjen në Tiranë “Komisioni i Venecias”.

Mësohet se Komisioni i Venecias do të vijë pas një kërkese që i ka bërë Kuvendi i Shqipërisë.

Arsyeja e vizitës ka lidhje me emërimet që janë bërë në Gjykatën Kushtetuese.

Ende nuk janë zbuluar detaje të tjera të vizitës dhe se çfarë do të diskutohet konkretisht në fillim të muajit shkurt, kur pritet të zhvillohet dhe vizita e komisionit.