Top Awards është një ndër festivalet më të përfolura gjatë gjithë viti. Të shumtë janë artistët të cilët kanë bërë deklarata kundër programacionit dhe drejtuesve të tij. E ndërkohë që pati shumë kondensime ka edhe nga ato të cilët e kanë pëlqyer punën e bërë. Ndër to është shtëpia diskografike Ultra Music, e cila përmes nj postimi në Instagram shkruan: 

‘Urime Shqipërisë për një Top Awards të bukur! Punë e mrekullueshme Ledion Liço dhe Top Channel Albania’

Kësaj Ledioni i është përgjigjur duke e shpërndarë në Instagram-in e tij personal, duke mos shkruar asgjë përveç tre pikave.

Ultra Music është kompania e Sony Music me të cilën nënshkroi Era Istrefi, e që po punon për të publikuar albumin e ri për tregun botëror.