Tifozët e Liverpool po mbajnë frymën pas deklaratave të fundit të Virgil van Dijk.

Mbrojtësi holandez në një intervistë për mediet britanike, bëri të ditur se mund të largohet nga Liverpool, pasi trajneri Klopp njoftoi divorcin me të kuqtë.

“Është e vështirë të pranohet një lajm i tillë, sepse ai është një trajner që do të thotë shumë për mua, për ne, për klubin…

Do të thosha për të gjithë. Nuk e di cila do të jetë e ardhmja. Klubi do të ketë një punë të madhe për të bërë, të gjithë e dimë këtë fakt. Do të ketë një trajner të ri, stafin e tij, një menaxhim që do të duhet të zëvendësohet… dhe unë jam kurioz të kuptoj se në cilin drejtim do të lëvizë.

Sot nuk mund të them asgjë, por është e qartë se do të jetë fundi i epokës së Jurgen Klopp dhe jam shumë i lumtur që jam ende pjesë e saj.

Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqen të flas për të ardhmen…Ende këtu jam! Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, shpresoj të arrijmë sukseset që ëndërrojmë dhe të luftojmë për to çdo ditë.

Në fund të sezonit ndoshta do të ketë qartësi edhe më të madhe se çfarë dëshiron klubi për të ardhmen”, tha Van Dijk, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me “The Reds”.