Pas publikimit të fotos së fundit me bikini, Armina Mevlani ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale, ku u komentua mjaft.

Ajo është sulmuar gjithmonë për të pasmet e saj. Edhe pse ushtrohet sistematikisht në palestër nuk vihet re ndryshim në këtë drejtim. Por pavarësisht kësaj Armina nuk ka kompleks për këtë pjesë të trupit.

Pas shumë komenteve, Armina ka vendosur të kthejë përgjigjen e saj për gjithçka është shkruar.

“Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin. Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë. Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti. Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye. Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time”. – shkruan ajo në një koment krah fotos.