Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet për shkak të raportit të nisur mes Donaldit dhe Beatrix, personazhet kryesorë, familjarë e të afërm të dyshes kanë zgjedhur të mos reagojnë.

Në këtë heshtje totale dhe pas komenteve fyese kundrejt Beatrix dhe Donaldit, mamaja e këngëtares ka zgjedhur të ndajë një postim në llogarinë në ‘Instagram’, në të cilin e kanë etiketuar, duke i dalë në krahë vajzës së saj.

Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge i drejti zhytet por nuk mbytet.

Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria….. Mjaft gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”, është shkruar në postim.

Dje Beatrix dhe Donald shkëmbyen dhe puthje mjaft pasionante duke shenjuar lidhjen e tyre, moment pas të cilit nisën dhe një sërë reagimesh nga ndjekësit besnikë të historisë ‘Bora- Donald’.