Një grua 43-vjeçare në Tiranë është hedhur nga ballkoni i banesës pas konfliktit me bashkëshortin. 

43-vjeçarja me iniciale Xh.N. mbeti e dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Efektivët e Komisariatit nr.4 të Policisë së Tiranës arrestuan bashkëshortin, L.N. 52 vjeç. 

Sipas bluve, 43-vjeçarja u hodh nga ballkoni pas konfliktit verbal me bashkëshortin për motive të dobëta.