Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në 13:00 Grupin Parlamentar.
Kjo është mbledhja e parë e grupit pas zgjedhjeve elektorale të 11 majit.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike.
Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD.
Ndërkohë Partia Demokratike ditën e sotme mblodhi Kryesinë në selinë blu ku u morën tre vendime kryesore.
Kryesia ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që të premten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend.
Gjithashtu PD ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal.





