Disa orë më parë filloi të përflitej se një nga figurat e RTV Ora News, Rudina Dembacaj, do të largohej drejt TV Klan. Emisioni i saj, “Mos i fol shoferit,” transmetohet prej dy vitesh në Ora News, televizioni i parë që i besoi një emision të sajin.
Burime për Xing.al thanë se Dembacaj është parë shpesh në ambientet e TV Klan dhe se ishte në bisedime e sipër për të finalizuar kalimin e saj aty.
Revista Who kontaktoi moderatoren për të konfirmuar a hedhur poshtë aludimin e mësipërm. Dembacaj pohoi se ka biseduar me TV Klan, por nuk është e vërtetë se është larguar nga RTV Ora News.





