Një foto e postuar nga këngëtari Flori Mumajesi në Instaram, ku shfaqej dora e tij dhe e një femre, e cila mbante në gisht një unazë, la të kuptohej se ai ishte fejuar.
Jo vetëm fansat, por edhe disa nga miqtë e ti, këngëtarë të njohur, e uruan në komente për “fejesën”.
Por e gjithë kjo ka qenë një reklamë që këngëtari ka bërë, duke “luajtur” pak me fansat dhe me mediat, për të aluduar se ai vërtetë mund të ishte fejuar.





