Reperja Loredana Zefi u përfol dje për një lidhje me reperin e njohur gjerman Bonez!
Shkak u bënë postimet e njëjta të dyshes, ku shfaqeshin në një automjet luksoz, duke shijuar muzikën e Rihanna-s, ndërkohë që nuk mungonte dhe një kavanoz me hashash.
Dje “Iconstyle.al” publikoi pamjet e dyshes, që filmonin njëri-tjetrin, por pa publikuar fytyrat e tyre në Instagram dhe pak orë pas lajmit ka qenë vetë Loredana që ka reaguar.
Reperja tregon se ka shoqëruar artistin gjerman në koncertin e tij madhështor, pas marrjes së një çmimi të rëndësishëm, “Best live act”.
Loredana e ka filmuar gjatë performancës reperin në fjalë dhe postimet i ka shoqëruar me emoji zemrash, sikur të mos i interesonte fare se çfarë thuhej për të në media.
Reperja shqiptare ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë dhe vëmendja ndaj saj është rritur tashmë.





