Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me shkrimet e publikuara në media, në të cilat pretendohet se pas lajmit të rremë që qarkulloi për një tërmet tjetër të fortë që do të godiste vendin, fshihet Kreu i Shtetit.

Në një postim në Facebook, Blushi sqaron se i vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.

“Një sqarim për“idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai. Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.” shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.