Duke uruar festën e 1 Qershorit të gjithë fëmijëve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e bukur se ai dhe bashkëshortja e tij do të bëhen me fëmijë.
"Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne të tre! Ju duam shume të gjithëve!"- shkruante kryetari i Bashkisë, ndërsa menjëherë pas lajmit për pritjen e ëmbël të Ajolës, kurizoteti ishte për të zbuluar gjininë e tij.
Burime të afërta pranë kryetarit të Bashkisë për BalkanWeb bëjnë me dije se Erion Veliaj dhe Ajola do të bëhen me djalë. Me siguri që ky do të jetë viti më i ëmbël dhe më i bukur në jetën e Ajolës dhe Lali Erit!





