Pas largimit të Ben Blushit, reagon presidentja e Top-Channel, Vjollca Hoxha.

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha ka reaguar me një “e-mail” zyrtar pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Ben Blushit.

E-maili zyrtar nga Vjollca Hoxha dërguar stafit:

“Të dashur, Duke falënderuar z. Blushi për kontributin e tij në Top Channel rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush.

Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr e bukur që ju mbani gjallë çdo ditë Faleminderit Vjollca Hoxha”