Shtetasi Erjon Markol nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese në institucionin ku vuan dënimin me burg.

Sipas njoftimit, 46-vjeçarit i kanë mbetur edhe 1 vite e 11 muaj burg. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vendi vuajtjes së dënimit”.

Ndërkaq, ka dyshime se ai është arratisur jashtë shtetit.

Njoftim për shtyp

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon Markol, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.

Sipas rregullores, ai është përfiturs i lejës shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pavarsisht kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e përkushtuar dhe e angazhuar në programet reabilituese dhe rintegruese për të dënuarit dhe të paraburgosurit.