Megan Fox ndihet shumë e lumtur gati dy javë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj me Mashable Gun Kelly.

Sipas mediave të huaja rozë, aktorja ndihet  e e rigjallëruar pas lindjes, deri në atë pikë sa thuhet se po rishikon marrëdhënien e saj me reperin.

Meghan i është dorëzuar sërish mëmësisë”, tha një burim për Us Weekly duke shtuar: “Ajo e donte kohën kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe i mungonte vërtet ajo fazë”.

Aktorja 38-vjeçare u bë nënë për herë të parë në vitin 2012, kur solli në jetë djalin Noah me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green. Më pas mirëpriti në jetë Bodhi në 2014 dhe Journey në 2016.

Burimi tha se “shoqet e saj nuk e kanë parë kaq të lumtur prej vitesh“, duke shtuar se ndryshimi në sjelljen e Machine Gun Kelly është gjithashtu i dukshëm.

“Meghan ka vënë re se energjia e tij është ndryshe, vështrimi i tij është ndryshe”, raporton Us Weekly.