Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se qeveria ka nisur bisedimet për ngritjen e një akademie të NBA në Durrës.
Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në SHBA, Rama ka deklaruar se këtë lajm nuk mund t’ia jepte shqiptarëve në Shqipëri, pa ua dhënë atyre në New York-ut.
“Dua tu jap dhe një lajm. Ju e dini që kemi filluar punimet për ngritjen e Akademisë së Manchester City-t, dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama.





