Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për deportimin e rreth 100 iranianëve, të cilët pritet të kthehen në Iran pas një marrëveshjeje mes dy shteteve, sipas raportimeve të gazetës “The New York Times”.

Fluturimi çarter që po transporton këta individë ka nisur nga Luiziana dhe pritet të arrijë në Iran përmes Katarit.

Autoritetet iraniane dhe amerikane kanë konfirmuar detajet e operacionit, megjithatë, nuk janë bërë të njohura arsyet e përpjekjeve të iranianëve për të emigruar në SHBA, as identitetet e tyre.