Kur breshëritë e kallashnikovit vranë 3 vetë dhe plagosën 7 të tjerë në Elbasan, Saimir Tahiri ishte me socialistët e Tiranës.

Në njësinë nr. 5 në Tiranë po kryheshin anëtarësimet e reja, kur ministri i Brendshëm u njoftua për ngjarjen e rëndë, shkruan “Lapsi.al”.

Lajmi doli në media rreth orës 20:00, e pavarësisht situatës së rëndë që u krijua, Saimir Tahiri publikoi pak minuta më pas një video-selfie, shumë i qeshur me vajzat e djemtë e rinj socialistë.